Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se sipas sondazheve subjekti politik të cilit ai i takon qëndron vetëm 6 për qind prapa Lëvizjes Vetëvendosje.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se sipas rezultatit të tanishëm LDK i ka 27 %, ndërsa VV i ka 33%.
“Po përgatitemi për atë finalen e madhe që pas vitit 2004 ta kthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës që sërish të jetë e para në vend”.
“27%[LDK] me 33 % [VV] është rezultati i tashëm nëse kishim me dalë në zgjedhje. Vetëm 6 % është diferenca”.
“I bie që ne duhet t’i reformojmë këto struktura dhe ne nuk jemi për me i largu të vjetrit”.