Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në një vizitë ngushlluese për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe, me këtë rast ai ka takuar edhe kryeministrin aktual të Japonisë Fumio Kishida, përcjell InLajmi.
Kryministri i Kosovës thotë se në ditën e 2- të të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, I shprehu edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, kryeministrit të Japonisë.
Kryeministri i vendit tregon se e ka njoftuar kryeministrin Kishida, me të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin e saj për investime nga Japonia, po ashtu Kurti ia konfirmoj pjesëmarrjen në EXPO Osaka 2025.
Kurti po ashtu e ftoi kryeministrin Kishiada për t’a vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt.
Postimi i plotë i tij:
Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, na priti për vizitë Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida. I shpreha edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish Kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës. Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt./InLajmi/