Sot në Kosovë pritet të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë të fuqishme nga jugperëndimi, ndërsa vende-vende mund të ketë riga ose rrebeshe lokale shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të ketë më shumë vranësira, por edhe intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje ose rrebeshe lokale shiu me ndonjë bubullimë. Më shumë rreze diellore nesër priten në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore e më shumë vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në Mal të Zi.
Të enjtën në Shqipëri dhe Mal të Zi rikthehen rrebeshet e fuqishme sidomos në veriperëndim dhe pjesët qendrore të vendit. Në viset tjera më pak reshje, por priten reshje lokale. Rrebeshe lokale të enjtën priten edhe në Maqedoni dhe Kosovë por reshjet do të jenë më afatshkurtra dhe të lokalizuara e intervalet kohore me diell më afatgjata.
Edhe të premtën e për fundjavë do të vazhdojë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe herë pas here me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve të forta ajrore nga jugu. Ulje të temperaturave pritet të kemi të dielën.