Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës Luan Haradinaj, i biri i Shkëlzen Haradinaj ka diplomuar sot në MIBOLC, një kurs bazik për oficer në Inteligjencën Ushtarake të SHBA-së, përcjell InLajmi.
Këtij suksesi i është gëzuar i pari i AAK-së Ramush Haradinaj ku ka thënë se me këtë arritje, ai ka bërë krenar të gjithë.
Ai shtoi se se me këtë sukses ka bërë edhe babain e tijtë ndjerë Shkëlzenin.
Postimi i plotë i tij:
“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan” /InLajmi/