Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u nderua përmes një varrimi shtetëror, që ka shkaktuar ndarje në shtet.
Ushtarët mbajtën urnën me hirin e tij, që e solli e veja e Abes, teksa gjatë ceremonisë u çmua lart kontributi i tij gjatë shërbimit të tij si kryeministër për nëntë vjet.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se gjatë ceremonia e varrimit e financuar nga shteti, u bë për të nderuar liderin që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne politike të Japonisë, por organizimi i ceremonisë shtetërore ka ndarë publikun, teksa janë organizuar edhe protesta.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, Princi i Kurorës së Japonisë, Akishino, dhe udhëheqës të tjerë, shkruan REL.
E veja e Abes, Akie Abe, kishte të veshur një kimono të zezë dhe hyri në qendrën ku u mbajt varrimi, duke mbajtur në duar urnën me hirin e burrit të saj.