Nënkrytarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ia zgjat doren askujt kur vjen puna tek mbështjetja e Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Siç duket ky reagim nga ana e numrit dy të PDK-së vjen pas disa kundërthënieve që u bën gjatë ditës së shtunë, kur u mbajt Konventa Programore e PDK’së, pas së cilës deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu shprehi paknaqësitë e saj lidhur me këtë Konventë. duke thënë se “nuk dëshiron që të marrë pjesë në një Konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhen ish-liderëve dhe ish-themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”.
Çitaku e cila konsiderohet si njëra ndër njerëzit më afërt të ish-presidentit Thaçi i cili po mbahet mbi 2 vite në paraburgim në Hagë, tha sa se kur të vij koha faktet do të flasin, duke rikujtuar edhe njëherë se proceset politike në Kosovë janë të ndara nga beteja që po bëhet në Hagë.
UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë.
Postimi i plotë i saj:
Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujtë nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet.
Po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë.
T’i ndajmë gjërat.
Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejnën e kemi për të ardhmen.
Bashkë. /InLajmi/
















