Mëngjesi i sotëm me shi ka vështirësuar dukshëm qarkullimin në komunikacion, e pikërishtë sot ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave dhe një autobusi, në Prishtinë ku ka mbetur një person i lënduar , përcjell InLajmi.
Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën, këtë e konfirmoi Agron Borovci nga Policia e Kosovë
Në këtë aksident janë shkaktuar dëme materiale
“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës Nga informatat e para bëhet e ditur se 3 vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Borovci /InLajmi/