Humbja e garës për Prishtinën, u duk sikur mori me vete të gjitha ambiciet e ish -ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, sa që muaj të tërë ai nuk u duk askund, sikur edhe shumë u përfol se ai edhe është “hidhëruar” me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, shkruan Inlajmi.
U duke se “humbi në mjegullën” e garës për të parin e kryeqytetit, por ja që ai doli nga ajo mjegull, pasi partia e tij e zgjodhi kryetar të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Këtë privilegj e nder nga anëtarësia e bëri të ditur Vitia i cili ka thënë se Vetëvendosje të dielën mbajti zgjedhjet e brendshme dhe në këto zgjedhje ai edhe ka marrë besimin e anëta rësisë për të udhëhequr me Degën e Prishtinës.
“Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror”, ka thënë Vitia
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar anëtarë e anëtare,

Të dashur aktivistë e aktiviste,
Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!
Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.
Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.
Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.
Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë. /InLajmi/