Uragani i quajtur “Ian” vazhdon të bëhet më i fortë derisa po shkon dre pojt Floridës. Kjo ka nxitur të bëhen evakuime urgjente pasi paralajmërohen stuhi e rrezikshme në vendet që nuk janë mësuar të goditën drejtpërdrejt nga një uragan.
Florida mund të fillojë të ndiejë zemërimin e Ian-it nga e marta, ndërsa uragani mund ta godas shtetin të mërkurën.
Parashikimet për “Ian”, “kanë treguar një shkallë të paprecedentë të fuqizimit nga një stuhi tropikale në uragan të fuqishëm”, ka thënë meteorologu i CNN, Brandon Miller.
Parashikuesit presin që “Ian” të bëhet një uragan i madh përpara se të godasë SHBA-në, me erëra që arrijnë shpejtësinë 111 mph (milje për orë) ose më shumë
“Përforcim i shpejtë pritet gjatë ditës së ardhshme ose atyre në vazhdim, dhe “Ian” parashikohet të bëhet një uragan i madh sonte ose mëngjesin e së martës kur të jetë afër Kubës perëndimore dhe të mbetet një stuhi e madhe mbi Gjirin juglindor të Meksikës të mërkurën”, deklaroi qendra e uraganit, transmeton klankosova.tv.
Në SHBA, më shumë se 15 milionë njerëz pritet të vuajnë të paktën erërat e stuhive tropikale në qytete duke përfshirë Tampa, Orlando, Tallahassee dhe Jacksonville, tha Miller