Kontrata e numrit një të Manchester United, David de Gea, skadon në fund të këtij sezoni të Premier League.
Falë një opsioni në kontratën e portierit spanjoll, “Djajtë e Kuq” mund të zgjasin edhe një sezon tjetër qëndrimin e 31-vjeçarit.
Megjithatë sipas raportimeve nga mediet britanike, De Gea mund të mos e zgjedh këtë opsion, por në vend të tij të kërkoj për një tjetër “shtëpi”, ku do dëshironte të shkonte me parametra zero, shkruan Supersport.
Humbja e portierit duke mos arkëtuar asgjë do të ishte e dhimbshme për Unite, por nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” do të hiqnin pagën e spanjollit, që është plot 400 mijë euro në muaj dhe në një situatë krize te Man. UTD kjo gjë duket një opsion jo shumë i keq.