Një burrë nga komuna e Deçan është raportuar se ka pësuar lëndime trupore nga një plumb qorr dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor, përcjell InLajmi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka është gjetur dhe konfiskuar një predhë.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Deçan 24.09.2022 – 12:50. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/