Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje graduale të temperaturave. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe vende-vende me ngrica të dobëta, brymë dhe mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell, ndërsa erëra do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat pritet të luhaten nga o ajo minimale deri në 21 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri ,Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe rritje graduale të temperaturave. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë në zonat kontientale dhe me mundësi për brymë në disa vise. Dita kryesisht stabile dhe me rreze diellore.