• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ndahet nga Jeta piktori i njohur shqiptar Sali Shijaku

J G nga J G
24 September 2022
në Kosovë
0 0
0
Ndahet nga Jeta piktori i njohur shqiptar Sali Shijaku
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Arti shqiptar është në zi. Piktori i mirënjohur Sali Shijaku ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka njoftuar djali i tij, Orges Shijaku.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë piktorit te Popullit, Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku”, shkruan ai.Sali Shijaku është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Piktor i Popullit”.

Kush ishte Sali Shijaku:

Sali Shijaku lindi në Tiranë, më 12 mars 1933 në një familje tregtari të vogël. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, të cilin e mbaroi më 1952-shin, me pedagogët Abdurrahim Buza dhe Nexhmedin Zajmi, vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve “I.E.Rjepin” në Leningrad (sot Shën Petërburg gjatë viteve 1956-‘61) pranë ateliesë të prof. Boris Vladimiroviç Joganson, një piktor i njohur, president i Akademisë së Arteve Sovjetike dhe Drejtor i Galerisë “Tretjakov” në Moskë.Tabloja e titulluar “Heronjtë e Vigut” ishte diploma e studentit Shijaku, të cilën ai e mbrojti në vitin 1962 në Shqipëri, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë.

E filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60. Ai bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.Ai u fut në rrugën e artit figurativ me portretet e para të tij, si: “Portret vajze” (1953, GKA), “Kostum tiranseje” (1952, GKA), duke kaluar gradualisht nga tabloja në tablo drejt kërkimit në portrete të bukurisë, thellimit psikologjik dhe njollave dekorative etj.

Vepra e “Piktorit të Popullit”, Sali Shijaku, karakterizohet nga një gamë e gjerë temash, që gjejnë zgjidhje në forma të ndryshme, shpesh të papritura.

Kështu, tabloja “Partizanët e batalionit – Hakmarrja” (1966), kishte prirje të fuqishme për thellimin psikologjik të personazheve, të cilat, edhe pse me qëndrim statik, evidentonin forcën shpirtërore dhe heroizmin e kohës.

E veçanta në këtë tablo ishte paraqitja jo e plotë e personazheve të saj, një hap ky mjaft i guximshëm për kohën kur u krijua vepra.Deri në fillimin e viteve ‘70, piktori Sali Shijaku akoma nuk ishte shkëputur nga imazhi real, pikturimi me hije dritë dhe me sfumaturë. Tabloja “Mic Sokoli” 1969, e “shkëputi” artistin përfundimisht nga kjo mënyrë pikturimi dhe i krijoi vizione të reja, ku monumentalizmi bëhet primar në personazhin e zgjedhur të një cikli tablosh njëfigurëshe.

Figurat e pikturuara të përzgjedhura nga piktori, edhe pse kanë një fund tragjik, atë flijimit dhe të vetësakrifikimit, kthehen në simbole të adhurimit për publikun: për heroizmin ndaj atdheut (Vojo Kushi, 1969), të vetësakrifikimit për kombin (Mic Sokoli, 1976, “Nora e Kelmendit” 1981), të virtytit njerëzor (Rozafa, 1983).Ndryshime pësoi edhe paleta koloristike e artistit, e cila pasurohet, priret drejt krijimit të efekteve grafike, por dhe dekorativo-ekspresive.

Figura e artistit Sali Shijaku është një nga figurat madhore të arteve pamore shqiptare.Shteti shqiptar e ka vlerësuar dhe nderuar kontributin e artistit me mjaft çmime dhe i ka akorduar disa Çmime Republike (1956, 1970, 1984, 1989). Në vitin 1969 ai mori titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 “Piktor i Popullit”. Më 2004-ën ai u nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës”, shkruan ABC News.

Në fondin e GKA-së ruhen 92 vepra të artistit në pikturë dhe skulpturë, nga të cilat 19 vizatime (penë, karbon dhe flamastër), 7 punime në qeramikë dhe 1 në allçi.Një pjesë e koleksionit të veprave të Shijakut janë të ekspozuara në sallat kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e Sali Shijakut ndodhen në shumë vende të botës dhe sot janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Tags: PiktoriSali ShijakuVdekja
Postimi i mëparshëm

Vuçiq: Nëse Rusia përjashtohet nga OKB-ja, kjo do të ishte fatkeqësi për ne

Postimi tjetër

Çfarë historie tregon anija që u gjet në brigjet e Izraelit?

Të ngjajshme Postime

Raportohet për radhë të gjata në Vërmicë, shtetasit e Shqipërisë ua mësyjnë pikave turistike të Kosovës
Kosovë

Raportohet për radhë të gjata në Vërmicë, shtetasit e Shqipërisë ua mësyjnë pikave turistike të Kosovës

2 January 2026
Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas
Kosovë

Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas

2 January 2026
Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit
Kosovë

Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit

2 January 2026
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër
Kosovë

“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin e gruas që ra nga ura e re mbi lumin Ibër

2 January 2026
Basha bën homazhe për Nexhat Dacin
Kosovë

Basha bën homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë
Kosovë

Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë

2 January 2026
Postimi tjetër
Çfarë historie tregon anija që u gjet në brigjet e Izraelit?

Çfarë historie tregon anija që u gjet në brigjet e Izraelit?

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu