• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Kryetarja e Speciales Trendafilova: Pritet në fund vitit të nisë gjykimi i 4-shës së UÇK-së

V E nga V E
24 September 2022
në Politikë
0 0
0
Kryetarja e Speciales Trendafilova: Pritet në fund vitit të nisë gjykimi i 4-shës së UÇK-së
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Gjykatës Speciale, EkaterinaTrendafilova , ka përsëritur qëndrimin që e ka shprehur gjithmonë se kjo gjykatë merret me përgjegjësi penale individuale dhe jo me organizata, grupe apo etni.

“Së pari ne nuk jemi gjykatë një etnike, ne jemi gjykatë, e kemi mandatin që është vendosur me një marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshjen e vitit 2014. Më pas me amendamentin kushtetues, neni 162 i është shtuar Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me ngritjen e Dhomave të Specializuara, si dhe me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, dhe kemi të bëjmë me krime të kryera në periudhën janar 1998-dhjetor 2000. Këtu është pika e dytë e rolit të prokurorit, Prokurori i Specializuar është për të vendosur se çfarë hetimesh do të ndërmarrë, kë do ta vë para përgjegjësisë dhe kjo është diçka që përsëritet vazhdimisht në media”.

“Dhe nuk e kuptoj pse ekziston kjo këmbëngulje në promovimin e kësaj pikëpamje për Dhomat e Specializuara të Kosovës, kemi të bëjmë me përgjegjësi penale individuale, për krime gjëja të kryera, dhe mandati ynë nuk ka të bëjë me organizata, me grupe, me etni. Pika e fundit, kemi viktima që kanë aplikuar deri më tani në punimet e katër rasteve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë absolutisht të etnive të ndryshme. Ka shqiptarë, për shembull në rastin e prokurorisë speciale kundër z.Mustafa, tetë viktimat janë shqiptarë të Kosovës. Pastaj kemi edhe viktima në rastin kundër z. Shala, kemi në rastin kundër ish-presidentit z.Thaçi, Krasniqi, Selimi dhe Veseli. Pra, kjo është përgjigja ime. Ne nuk jemi fare gjykatë një etnike”, ka thënë ajo për KosovaPress, një ditë para takimit të paralajmëruar me shoqërinë civile në Gjilan të cilën e anuloi për shkak të një proteste të paralajmëruar kundër vizitës së saj.

Edhe pse janë bërë gjashtë vjet prej themelit të kësaj gjykate dhe deri tani është shqiptuar vetëm një aktgjykim, Trendafilova e konsideron të suksesshme punën e Gjykatës Speciale.

“Pra, në 2 vjet, unë jam mjaft pozitive për punën intensive që është bërë nga gjyqtarët, nga një ekip shumë i përkushtuar ligjor. Gjatë këtyre dy viteve kemi një aktgjykim, dhe ky aktgjykim është nxjerrë për më pak se tre muaj, vetëm për 2 muaj dhe i tërë rasti para trupit gjykues zgjati më pak se 8 muaj, shtatë muaj e disa ditë. Kështu që tani kjo çështje është para panelit të Apelit që e kam caktuar, dhe presim që deri në fund të vitit të kemi një vendim përfundimtar nga Apeli. Pastaj edhe rasti tjetër, ai i z. Mustafa, po përfundon me një aktgjykim që presim nga trupi gjykues. Pastaj, nesër rasti kundër z. Shala do t’i kalohet të njëjtit trup gjykues që po merret me rastin e z. Mustafa”, thotë ajo.

Gjykata Speciale ishte krijuar me akuzat e para të mëdha nën pretendime për trafikim të organeve njerëzore, ndërsa në aktakuza pastaj nuk janë përmendur askund dyshimet për këto krime.

E për këtë kryetarja e Gjykatës Speciale thotë se nuk janë të kufizuar vetëm në atë që është pasqyruar në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

“Ky raport i cili u miratua më 7 janar 2011 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, nuk është instrument ligjor, nuk është mjet ligjor, nuk është pjesë e kornizës sonë ligjore, dhe siç thotë neni 1 i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, dhe siç është vërtetuar nga aktgjykimi i Apelit, dhe më pas është konfirmuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, ne veprojmë vetëm për krimet që kanë të bëjnë me këtë raport. Por ky nuk është një raport që kufizon veprimtarinë e Dhomave të Specializuara, por vetëm çfarë është pasqyruar. Ky raport u pasua nga ngritja e Task Forcës Hetimore Speciale që kreu hetimin e saj dhe më pas nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Pra, formulimi u zgjodh posaçërisht në ligj, duke thënë krimet të cilat janë kryer në periudhën 1998-2000, që kanë të bëjnë me këtë raport, por ne nuk jemi të kufizuar vetëm në atë që është pasqyruar në raport”, thotë Trendafilova.

Lidhur me rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryetarja e Gjykatës Speciale thotë se është tejet voluminoz.

Megjithatë, pritshmëritë e saj janë që në fund të këtij viti të fillojë gjykimi.

“Pritshmëria pas seancave, pas diskutimeve në sallën e gjyqit, edhe vendimet që merren dhe janë publike, qasja shumë këmbëngulëse ndaj afateve shumë strikte të përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, pritshmëritë janë që nga fundi i këtij viti, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm, kjo çështje do të shkojë në gjykim. Por ky rast është një çështje shumë voluminoze, jo vetëm për shkak të numrit të të akuzuarve, por edhe për shkak se në seancën e kaluar më bëri përshtypje numri i faqeve që mbrojtja i komunikoi të gjithëve, sigurisht që seanca ishte publike. Unë gjithashtu nuk mund të ndjek seancat private, por numri i faqeve të provave shkon në një milion. Prokurori aktualisht po mendon të sjellë në sallën e gjyqit rreth 318 dëshmitarë, dhe mbrojtja, që nga nxjerrja e provave që prokuroria ka ndërmend të përdorë gjatë gjykimit, i është vënë në dispozicion mbrojtjes dhe mbrojtja po kryen hetimet e veta. Pra, ky është me të vërtetë një rast shumë i madh. Dhe standardi i arsyeshëm i kohës është shumë i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë, nuk është e pazakontë që raste të tilla të mëdha mund të marrin pak më shumë kohë. Por shpresa ime është e bazuar në vlerësimin profesional, që kam zhvilluar ndër vite se do të kemi shumë shpejt procedime gjyqësore për këto çështje”.

Gjatë konferencave mbi ecurinë e çështjes, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë adresuar kritika në adresë të ZPS-së se e njëjta nuk po i nxjerr provat shfajësuese.

Kur pyetet për këtë, kryetarja e gjykatës thotë se prokuroria duhet t’i jap mbrojtjes provat shfajësuese sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Për shkak të detyrave të tjera, natyrisht, nuk mund të ndiqja çdo konferencë për ecurinë e çështjes. Natyrisht, kur mundem, thjesht shikoj seancat dhe çështje të tjera. Dhe sigurisht që është ngritur çështja që ju i referoheni, i provave shfajësuese, dhe këtu do të doja të theksoja se si ne gjyqtarët kemi reflektuar për provat shfajësuese, në provat e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Nëse krahasojmë, për shembull, kornizën ligjore për këtë çështje, me atë të GJNP-së, dispozita për provat shfajësuese është shumë më e butë për prokurorin. Prokurori duhet t’i zbulojë mbrojtjes prova shfajësuese sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe kur ne hartonim Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, dhe në përvojën time në GJNP, ku prokurori mund të përfitonte shumë nga kjo dhe të zgjeronte shumë hartimin sa më shpejt të ishte e mundur. Unë u sugjerova kolegëve të mi dhe pa hezituar u miratua nga gjyqtarët formulimi që sugjerova dhe, formulimi i Rregullores sonë është se prova shfajësuese duhet të zbulohet menjëherë, sapo të jetë në dijeninë dhe posedimin e prokurorisë. Po ashtu edhe gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë vendime duke nxjerrë pika shumë, shumë të forta, siç janë këto prova shfajësuese, dhe ai i ka caktuar afatet kur duhet të zbulohen”.

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara, Trendafilova i konsideron profesionistë të nivelit të lartë, shkruan Klan Kosova.

Ajo thotë se ata nuk mund të mbikëqyren nga Kuvendi apo Qeveria meqë ekziston ligji i veçantë për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar.

 

Tags: EkaterinaTrendafilovaGjykata SpecialeUÇK
Postimi i mëparshëm

Çmimet e larta të gazit, naftës dhe rrymës, gjermanët u kthehen druve!

Postimi tjetër

Vela: Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
Vela: Serbia është një strehë e sigurt për bizneset ruse!

Vela: Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë

Lajmet e fundit

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu