Në kryeqytetin Italian kishte gra që nuk ndjeheshin të përfaqësuara prej saj, opinion që nuk e ndanin disa të tjera.
Të gjitha sondazhet kanë parashikuar se grupi nacionalist i Melonit, Vëllezërit e Italisë, do të dalë si partia udhëheqëse të dielën, duke ndarë pushtetin me aleatët e saj Ligën e Matteo Salvinit dhe Forza Italian e Silvio Berlusconit.
Zgjedhjet e 25 shtatorit pasojnë rënien e qeverisë së unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi, e rrëzuar nga grindjet e brendshme të koalicionit qeverisës në korrik.