Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë territor ukrainas si territor të një vendi tjetër dhe do të refuzojnë rezultatet e referendumit rus në lindje të Ukrainë.
“Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin territorin e Ukrainës ndryshe përveç si pjesë të Ukrainës. Referendumi i Rusisë është i rremë dhe është një justifikim për të aneksuar territorin e Ukrainës në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.
Duke deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë me vendet partnere për ruajtjen e sanksioneve të ashpra ekonomike kundër Rusisë, Biden tha:“Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën linjë me të gjithë partnerët në botë në hedhjen poshtë të rezultatit të referendumit të rremë të Rusisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të sigurisë për popullin ukrainas për t’i rezistuar “pushtimit” të Rusisë në rajon.