Analistja politike Kimete Berisha, ka komentuar fjalët e fundit të liderëve të Kosovës kundrejt kryeministrit Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Berisha ka thënë se para 2 dite kreu i SBASHK-ut e quajti kryeministrin e Kosovës Vëlla, po sipas saj ai me këtë fjalë është mërzit shumë.
Gjithashtu ajo tha se të premten kryeministri i Shqipërisë e ka quajtur kryeministrin Kurti “ të ëmbël”, por sipas saj ai nuk reagoi për këto fjalë sepse i’u ka dukur sikur e “lëpiu lopa”.
Postimi i plotë i saj:
Vëlla s’jam, i ëmbël jam, Ju jeni Lopë’!
I.
Pardje Rrahman Jasharaj e quajti – Vëlla – kryeministri u mërzit shumë.
Tha: Unë iritohem kur dikush më quan vëlla.
II.
Dje Edi Rama e quajti ‘të ëmbël’ – thuajse e ka lëpirë.
Kryeministri Kurti nuk reagoi kundër ëmbëlsisë dhe karakterit të tij të sheqertë, sepse iu duk sikur e lëpiu lopa.
Kur je i ëmbël – s’i ke borxh askujt që je i ëmbël, mund të jesh i atillë vetëm për veten tënde – ama kur e pranon dikë për vëlla – ka obligime.
Nuk ke llogari.
III.
Sot kryeministri Kurti e bëri këshilltar serbin Petar Miletiq, shok i ngushtë i serbit Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte.
Këshilltari i Albin Kurtit – Petar Miletiq shqiptarët i quan lopë, prandaj kryeministri e ka angazhuar si konsulent i jashtëm – si lloj anti-lope.
P.S. Që do të thoshte Jahja Kokaj: Aktum Taktum Llaktum – që i bie – U derdh tambli.
Shprehja e Jahja Kokajt mund të përkthehet dhe përshtatet sipas nevojës – sepse nuk ekziston. /InLajmi/