Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 shtator.
24 shtator 1852 – Zbuluesi francez, Henri Giffard bëri fluturimin e parë me zepelin. Fluturimin ai e nisi nga Parisi dhe e përfundoi në Trappes, që ndodhej 27 km larg.
24 shtator 1947 – Treni me refugjatë myslimanë në Indi u ndal në kufirin e Penxhapit. Sikët pushkatuan 1.200 refugjatë.
24 shtator 1971 – Anglia dëboi 90 diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh.
24 shtator 1974 –Senati amerikan vendosi të ndërpresë ndihmat ushtarake për Turqinë për shkak të Operacionit të Paqes që ushtria turke kishte bërë në Qipro.
24 shtator 1981 –Terroristët armenë ndërmorën një bastisje ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Paris. Në këtë ngjarje ra në krye të detyrës punonjësi i sigurisë Xhemal Ozen (Cemal Özen), kurse Konsulli i Përgjithshëm, Kaja Inall (Kaya İnal) mbeti i plagosur.
24 shtator 1996 – U nda nga jeta në moshën 65 vjeç këngëtari i Muzikës Klasike Turke, Zeki Myren (Müren).
24 shtator 2015 – Në rrëmujën që ndodhi në qytetin me çadra që ishte ngritur në Mina për të strehuar haxhilerët vdiqën 753 vetë dhe u plagosën 888 të tjerë.