Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, tha se veprimet e kësaj ministrie përveç që janë të kundërligjshme kanë edhe implikime të mëdha financiare, përcjell InLajmi.
Mjekiqi, më tej tha se shkeljet ligjore në këtë ministri janë shndërruar në normë, duke përmendur edhe mos-harmonizimin e Rregullores 01/2022 me Ligjin për Shërbimin e jashtëm. Kjo rregullore ka shuar në mënyrë arbitrare pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm dhe kompetencat e përgjegjësitë i ka kaluar tek Sekretari i Përgjithshëm.
Ajo përmendi edhe riaktivizimin e Serbisë kundër njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe tha se në këtë kohë MPJD do të duhet të ishte më aktive se kurrë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Kan kaluar një vitë e gjysmë prej fillimit të mandatit të qeverisë, asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare e disa ambasada janë pa Ambasadorë.
Nënkryetarja Mjekiqi i bëri thirrje Qeverisë dhe MPJD-së që sa më parë të deklarohet dhe të japë përgjegjësi për veprimet që kanë rënduar shërbimin e jashtëm. /InLajmi/