Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi se edhe 6 trena të tjerë janë përgatitur në kuadrin e fushatës “Treni i Mirësisë”, që do të transportojnë produkte të ndihmës për Pakistanin pasi vendi u godit nga reshje dhe përmbytje shkatërruese.
Në një postim nga llogaria e tij Twitter, Soylu theksoi se me mbështetjen e OJQ-ve, nën koordinimin e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave AFAD të Turqisw, me Pakistanin është formuar urë e ndihmës humanitare nëpërmjet së cilës, krahas ndihmave vendore, janë siguruar 13 avionë dhe nëntë “Trena të Mirësisë” me ndihma.
Me 9 trenat e dërguar janë dorëzuar 4.790 tonë produkte të ndihmës humanitare, tha Soylu, i cili theksoi se janë përgatitur edhe gjashtë trena të tjerë në kuadër të fushatës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndihmat e Turqisw vijnë pasi Pakistani këtë verë u godit nga reshjet më të rënda musonike që nga viti 1961, të cilat shkaktuan mbi 1.500 të vdekur dhe qindra mijëra shtëpi të shkatërruara.