Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në Kampin Bondsteel, përcjell InLajmi.
Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë.
Kurti e përgëzoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për këtë projekt që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4.500 tonë në vit. /InLajmi/