Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.
Rama shton se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan ABC News.
Delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ndërsa delegacioni kroat u kryesua nga Melita Cicak, drejtore i Sistemit të Pensioneve.