Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një projekt për ndërtimin e një moli në liqenin e Shkodrës, duke shkruar se do të rikthehet lundrimi turistik.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës, Shirokës, Zogaj dhe Vir Pazarit, falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.