Barcelona nuk ka mbyllur hesapet me repartin defensiv. Skuadra e Barcelonës mund të bëjë lëvizje të tjera për të përforcuar mbrojtjen, ndonëse gjatë merkatos së fundit transferuan emra si Kounde, Alonso Christensen e Bellerin.
Raportimet e fundit nga ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se Barca duan nënshkrimin e Inigo Martinez.
Mbrojtësi i Bilbao do të jetë pa kontratë në verën e vitit 2023.
Barca synon ta marrë lojtarin me parametra zero, dhe jo gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.
Thuhet se ka një marrëveshje verbale mes Barcës dhe lojtarit, për të pritur skadimin e kontratës.