Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për grevën e mësimdhënësve, tha se e Qeveria ia ka plotësuar SBASHK-ut 90% të kërkesave, raporton InLajmi.
Nagavci ka thënë se Kosova është larg modeleve të Evropës dhe në atë se si janë trajtuar deri më tani mësimdhënësit.
“Jemi larg prej modeleve të Evropës, edhe në atë se si janë trajtuar deri më tani mësimdhënësit, por edhe në atë se si bëhet organizimi sindikal”, tha Nagavci.
Ministrja e Arsimit i bënë thirrje kreut të SBASHK-ut që të lëvizin pak kundruall kërkesave të tyre dhe propozimit të Qeverisë për 50 eurot shtesë.
“SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që e kemi dëgjuar të gjithë. ‘Lëvizni edhe pak’. E kjo lëvizje nënkupton që ato 50 eurot qe i kemi thënë ‘rriteni edhe pak. Thjesht po ulemi e po bisedojmë për këtë, ose po tregtojmë për këtë’”, tha Nagavci. /InLajmi/