In Media Group sh.p.k shpall konkurs për këto vende pune, për Gazetën Online“InLajmi”:
3 Gazetarë/e
2 Gazetarë/ e – praktikantë/e
2 Agjente marketingu
Kualifikimet për gazetarë/e janë:
- Diplomë universitare: Fakulteti i Gazetarisë;
- Minimum 1 vit përvojë pune profesionale në Portal lajmesh;
- Njohja e gazetarisë së terenit;
- Njohuri të gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese në media;
- Shkathtësi të punës në grup dhe nën presion me orar fleksibil;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (WordPress, Foto & Video Edit etj.).
Kualifikimet për gazetarë/e praktikantë/e janë:
- Diplomë universitare: Fakulteti i Gazetarisë;
- Njohuri të përgjithshme në gazetari
- Shkathtësi në të shkruar dhe komunikim
- Të jetë e përgjegjëshme me detyrat që ngarkohet
- Të jetë e gatshme të punoj e qetë dhe nën presion
- Njohja e gjuhës angleze (e dëshiruehme)
Kualifikimet për agjente marketingu janë:
- Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik drejtimi Marketing apo i përafërt;
• Minimum 1 vit përvojë pune profesionale në marketing;
• Njohuri të gjuhes Angleze (e dëshirueshme);
• Shkathtësi të punës në grup dhe nën presion me orar fleksibil;
• Shkathtësi bindëse në komunikim me klientët dhe në menaxhim të reklamave dhe të projekteve të tjera në Marketing;
• Shkathtësi hulumtuese të zgjerimit të tregut të marketingut;
• Shkathtësi kompjuterike dhe ideore kreative për dizajnimin e reklamave.
Konkursi mbetet i hapur prej datës22.09.2022 – 05.11.2022.
Në titull duhet të ceket pozita e punës për të cilën konkuroni!
CV-në me një foto mund t’a dërgoni në e-mail adresën:marketing@inlajmi.com ose inlajmi@gmail.com
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që përzgjedhen në rrethin e ngushtë.