Policia e Kosovës ka vazhduar realizimin e aksionit “Brezovica 6” së bashku me organet e drejtësisë, përcjell InLajmi.
Për informacionet dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të këtij operacioni, kështu tha për InLajmin zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani. /InLajmi/