Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Chollet Derek, në Nju Jork, përcjell InLajmi.
Osmani , ka bërë të ditur se me Escobarin e Derek kanë diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës, si një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.
“Në Nju Jork, u takova me këshilltarin e Departamentit Shtetëror Chollet dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për të diskutuar integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili theksova se është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter. /InLajmi/