Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se janë duke punuar në avancimin e shërbimeve elektronike të cilat do të ndikojnë në një transparencë dhe llogaridhënie më të mirë qeverisë së vendit, raporton InLajmi.
Kurti tha se duke avancuar sistemin e shërbimeve elektronike synojmë arritjen e përmirësimit të të gjitha shërbimeve, por edhe lehtësimin e jetës së bizneseve.
“Ne do t’i lehtësojmë këto duke fuqizuar administratën publike dhe duke e përmirësuar sistemimin edukativ dhe ngritur efiçiencen e shërbimeve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë duke e digjitalizuar qeverinë por edhe bizneset dhe kjo ka për qëllim ngritjen e produktivitetit dhe nivelit më të mirë të jetesës shoqërore”, është shprehur Kurti.
Gjithashtu ai tha se në Kosovë duhet të ketë sisteme digjitale për mësuesit, mjekët dhe për të gjithë qytetarët.
“Pra, për këtë arsye ne duhet të kemi sisteme digjitale për mësuesit, mjekët e të tjerët por edhe për të gjithë qytetarët. Kjo, vetvetiu e bën të domosdoshme ngritjen e nivelit të aftësisë së përdorimit digjital dhe përmirësimin në shoqërinë tonë”, tha ai. /InLajmi/