Greva në arsim po shkon drejt fundit. Një marrëveshje për ndërprerjen e saj mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës është afër të arrihet.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.
Në pikën 2 të kërkesës së SBASHK-ut kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të filloj së zbatuari ligji për sigurime shëndetësore.