Të paktën një person është konfirmuar i vdekur nga tërmeti i magnitudës,7 që shkundi Meksikën të hënën, fill pas një ushtrimi që u zhvillua në kujtim të 2 tërmeteve shkatërruese për vendin, atë të vitit 1985 dhe 2017.
Tërmeti ra në orën 13:05 me orën lokale, një orë pasi miliona meksikanë u bënë pjesë e një stërvitje kombëtare 2022, ushtrim për t’i shpëtuar dëmeve të tërmetit, që konsistonte në evakuimin e ndërtesave në rast se vendi lëkundet nga një tërmet.
Miliona vetë braktisën shtëpitë e punën duke dalë në rrugë. Nga tërmeti humbi jetën një person ndërsa shkatërrimi nga lëkundjet e forta nuk ishte i madh.
Shërbimi sizmologjik kombëtar i Meksikës tha fillimisht se tërmeti ishte i magnitudës 7.7 por më pas e rriti atë në 7.7. katërt shtete meksikane, Kolima, Michoacan, Jasico dhe Guerrero, të gjitha vende që shtrihen përgjatë Paqësorit, paralajmëruan për cunami, pas tërmetit.
Deri në fund të javës, në 5 shtete, shkollat janë mbyllur dhe do të rihapen pas rindërtimit të godinave të dëmtuara.