3 persona kanë mbetur të lënduar pasi një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje të martën në rrugën rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Të lënduarve u është ofruar tretmanë mjekësor, ndërsa njësitet relevante janë duke hetuar rastin.
Këtë e bëri të ditur për InLajmin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë 3 persona janë lënduar dhe të njëjtve u është ofruar tretman mjekësor. Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Flora Ahmeti. /InLajmi/