Komisioni Evropian dëshiron të shkurtojë buxhetin e BE-së për Hungarinë me një shumë të përgjithshme prej 7.5 milionë eurosh.
Këtë e propozoi komisioneri evropian për buxhetin Johannes Hahn në Bruksel. Shkaku: në këtë vend të Evropës Lindore mbretëron korrupsioni dhe sundimi i ligjit nuk respektohet. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian e propozon këtë masë për shkak të mangësive në sundimin e ligjit të një vendi të BE.
“Hungaria në fakt ka ndryshuar pozicion”
“Paratë e buxhetit të BE nuk mbrohen mjaftueshëm kundër abuzimit në Hungari, tha austriaku. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi premtimet e fundit të bëra nga qeveria hungareze për korrigjimin e mangësive ekzistuese. “Hungaria në fakt ka ndryshuar pozicion,” tha Hahni.
Që Hungaria të privohet në fund nga paratë e buxhetit të BE, propozimi duhet të miratohet nga të paktën 15 vende që përfaqësojnë të paktën 65 % qind të popullsisë së BE. Institucioni i Ursula von der Leyen-it e kishte nisur në prill procedurën sipas mekanizmit të sundimit të ligjit të BE.
Kjo procedurë është në fuqi që nga fillimi i vitit 2021 dhe duhet të sigurojë që shkeljet e parimeve të shtetit ligjor, si ndarja e pushteteve, të mos mbeten më të pandëshkuara. Elementi vendimtar është se deficitet kërcënojnë të çojnë në keqpërdorimin e fondeve të BE.
GJED hodhi poshtë ankesat e Hungarisë dhe Polonisë
Polonia dhe Hungaria duke qenë veçanërisht të shënjestruara nga ky instrument, kishin paraqitur një padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Kjo e fundit, megjithatë, i hodhi poshtë paditë në shkurt. Të dyja vendet marrin çdo vit miliarda nga buxheti i BE.
Hungaria kohët e fundit ishte treguar disi e gatshme për kompromis me Komisionin Evropian, por ajo nuk i eleminoi dyshimet e Komisionit. Kjo është arsyeja pse Komisioni nisi fazën tjetër të procedurës së sundimit të ligjit, shkruan Deutsche Welle.
Për më tepër, Brukseli aktualisht po bllokon disa miliarda euro ndihmë për koronan për Hungarinë. Hungaria është i vetmi vend që deri tani nuk ka arritur të pajtohet me Komisionin Evropian për një plan si të përdoren këto para.