Kryetarja e grupit parlamentar të Asamblesë Kombëtare RN, Marine Le Pen, kritikoi vendosjen e sanksioneve nga Franca ndaj Rusisë.
Le Pen u shpreh se Franca bëri një gabim gjeopolitik duke vendosur sanksione të paarsyeshme kundër Rusisë.
Sipas saj, politika e BE-së po bëhet imperialiste, duke treguar se shumë vende anëtare të unionitkanë filluar t’u japin përparësi interesave kombëtare.
Ndër të tjera, ajo theksoi se në zgjedhjet e qershorit në Francë, partia e saj fitoi mandate në 80 zona, që është suksesi më i madh në historinë e kësaj force politike , shkruan Euronews Serbia
Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një avatazh të qartë në zgjedhjet e prillit, shkruan Euronews Albania.
Le Pen e pranoi humbjen, por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron.