Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media lidhur me mosfillimin e vitit shkollor, përcjell InLajmi.
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, tha se mbi 1.040 shkolla dhe 318 mijë nxënës, në gjithë Kosovën tash e 4 javë nuk janë duke e zhvilluar procesin mësimor e gjithë kjo si pasojë e arrogancës së pushtetit i cili në vend që të dialogojë, po vazhdon me polarizim te skajshëm shoqëror duke privuar nxënësit nga mësimi.
Lushaku më tej, i bëri thirrje Qeverisë që në mënyrë urgjente të fillojë dialogun duke gjetur zgjidhje të menjëhershme, që procesi mësimor të fillojë sa më parë.
Gjithashtu ajo tha se kjo krizë e krijuar është duke pasur ndikim enorm ekonomik tek familjet, pasi që prindërit janë duke rrezikuar vendet e tyre te punës.
Më tej kryetarja e Forumit të Gruas tha se Qeveria duhet të ketë ndjeshmërinë e përgjegjësinë e duhur që fëmijët të kthehen në bankat shkollore menjëherë e prindërit t’i kthehen punës dhe funksionimit të rregullt. /InLajmi/




















