• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 12 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermania do të investojë mbi 1 miliard euro për të siguruar naftë

J G nga J G
19 September 2022
në Bota
0 0
0
Gjermania do të investojë mbi 1 miliard euro për të siguruar naftë
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rafineria Schwedt nuk do të përpunojë më naftë ruse në të ardhmen dhe do të jetë nën kontrollin e federatës në Gjermani. Çfarë do të thotë kjo për furnizimin me naftë në Gjermani?

Landet federale duan të investojnë më shumë se një miliardë euro në Gjermaninë Lindore.

Kancelari Olaf Scholz foli në Berlin për një “paketë të ardhshme” për zonën Schwedt në landin e Brandenburgut, zonën industriale Leuna në Saksoni-Anhalt dhe portet në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore.

Fondet do të vijnë nga federata dhe këto tri lande gjatë disa viteve. Vetëm Schwedt pritet të marrë fonde në shumën prej 825 milionë euro.

“Loja e pokerit gënjeshtar ka mbaruar”, tha Scholz.

Tani bëhet fjalë për sigurimin e vendeve të punës. Pushimet nga puna duhet “të shmangen”.

“Ky është një vendim me pasoja të gjera i politikës energjetike për të mbrojtur vendin tonë. Rusia, e dimë prej kohësh, nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë. Ne nuk e morëm lehtë këtë vendim, por ishte i pashmangshëm”, theksoi kancelari.

Me vendosjen në administrim të besuar të Schwedtit, Gjermania siguron furnizimin e saj me naftë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

“Ne po e bëjmë veten më pak të varur nga Rusia. Tubacioni nga Rostocku në Schwedt është i rëndësishëm në këtë drejtim. Furnizimi me naftë përmes rafinerisë PCK sigurohet edhe në rast të dështimit të dërgesave ruse”, tha ai.

Direktiva e administrimit të besuar është e vlefshme fillimisht për gjashtë muaj. Ajo e lejon Agjencinë Federale të Rrjetit të shkarkojë anëtarët e menaxhmentit dhe të emërojë të rinj, si dhe të nxjerrë udhëzime për menaxhmentin.

Po nga do të vijë nafta bruto për këtë vend të rëndësishëm?

Ka një rrugë të gjatë nga nafta e papërpunuar te karburanti në pompë. Pa rafineritë – si ajo në Schwedt në landin e Brandenburgut – pikat e karburantit do të thaheshin shpejt.

Deri tani, nafta e destinuar për rafinerinë PCK në Uckermark vjen nga Rusia, përmes të ashtuquajturit gazsjellës “Druzhba”.

Rafineria Schwedt është në pjesën më të madhe në pronësi të filialit gjerman të grupit shtetëror rus Rosneft.

Por qeveria federale tani ndërhyri. Ajo e vendosi Rosneft Gjermani nën kontrollin e shtetit, domethënë konkretisht nën një administrim të besuar të Agjencisë Federale të Rrjetit.

Kjo është ajo që ndodhi në prill edhe me filialin Germania të Gapzromit.

Edhe Gazprom Germania nën mbikëqyrje

Në fillim të prillit, qeveria federale kishte vendosur tashmë filialin gjerman të Gazpromit, Gazprom Germania, nën mbikqyrjen e Agjencisë Federale të Rrjetit. Edhe atje kjo masë fillimisht ishte kufizuar në gjashtë muaj, por tashmë është zgjatur. Kompania tani quhet Securing Energy for Europe (SEFE).

“Është shumë e rëndësishme të ruhet funksionaliteti i këtyre njësive. Qoftë në furnizimin me gaz, ruajtjen e gazit ose përpunimin e vajit mineral. Këtu është thjesht e nevojshme të ruhet kapaciteti operativ, edhe në rast të vështirësive financiare apo vullnetit të keq të pronarëve aktual”, thotë analisti i energjisë Thomas Deser i Union Investment.

Të prekura janë edhe rafineritë e Karlsruhes dhe Vohburgut në Bavari, në të cilat Rosneft Gjermani ka gjithashtu aksione. Në fillim të vitit të ardhshëm hyn në fuqi ndalimi i importit të naftës nga Rusia, për të cilin shtetet e Bashkimit Evropian kishin rënë dakord që në fund të majit.

Nga informacionet e Ministrisë gjermane të Ekonomisë, vendi tashmë ka ulur ndjeshëm pjesën e naftës ruse nga 35 për qind në 12 për qind. Rafineria Schwedt varet nga kjo pjesë e mbetur.

Me anije nëpërmjet Rostockut dhe Gdanskut

Është e vështirë të përfytyrohet që Rosneft-i të përdorë vullnetarisht naftë nga vende të tjera – prandaj ndodhi ndërhyrja e shtetit gjerman.

“Zëvendësimi i furnizimit nevojitet “për të garantuar kalimin e produkteve në treg, domethënë në pikat e karburantit”, shpjegon Deser.

Megjithatë, ky zëvendësim nuk është i vetëkuptueshëm. Flitet për dërgimin e naftës për në Schwedt me anije në të ardhmen portet baltike të Rostock-ut dhe Gdanskut në Poloni mund të luajnë një rol. Në muajin gusht, një cisternë që transportonte naftë bruto amerikane për Schwedtin arriti tashmë në Rostock.

Qyteti Hanseatik është i lidhur me rafinerinë me një tubacion. Dërgesat nga Kazakistani, për shembull, mund të transportohen nëpërmjet Gdanskut dhe të dërgohen në Schwedt.

Mbetet për t’u parë nëse sasitë do të jenë të mjaftueshme për të funksionuar me kapacitet të plotë rafineria. Ministria Federale e Ekonomisë kishte shpresuar kohët e fundit për një shfrytëzim të kapacitetit prej të paktën 75% falë dërgesave të naftës nëpërmjet Rostockut dhe Gdanskut.

Me sa duket, Polonia e ka vënë kusht që grupi rus Rosneft të mos ketë më ndikim mbi rafinerinë Schwedt.

Naftë nga Deti i Veriut dhe rajoni i Gjirit

Sipas planeve, rafineria Leuna në Saksoni-Anhalt, e operuar nga grupi francez i energjisë Total Energies, duhet të arrijë një ngarkesë të ngjashme pune duke përdorur terminalet në Detin Baltik. Edhe Leuna furnizohej në të kaluarën nga gazsjellësi “Druzhba”, kryesisht me naftë bruto nga Rusia.

Kalimi te furnizuesit e tjerë atje ka avancuar më shumë se te Schwedti, sipas të dhënave të kompanisë, pothuajse gjysma e naftës së përpunuar muajin e kaluar nuk erdhi nga Rusia, por nga Deti i Veriut ose Gjiri Persik.

Analistët, megjithatë, nuk përjashtojnë mungesën e karburantit në nivel rajonal. Por çmimi i benzinës dhe i naftës ka gjasa të varet më shumë nga tregu botëror dhe më pak nga shndërrimi i një rafinerie, shkruan DW.

Kohët e fundit tregu i naftës ka vuajtur nga dobësimi i ekonomisë botërore. Çmimi i një fuçie të llojit Brent nga Deti i Veriut ka rënë ndjeshëm muajt e fundit. Ndërsa, një fuçi naftë në mars ende kushtonte më shumë se 120 dollarë, çmimi i saj tani është rreth 90 dollarë.

Tags: Çmimi i benzinësGjermaniaNafta
Postimi i mëparshëm

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Postimi tjetër

Trajneri i Milanit: Nuk jam i kënaqur kur një ekip luan kështu nuk mund të humbasë

Të ngjajshme Postime

SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje tregtare pas bisedimeve në Zvicër
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje tregtare pas bisedimeve në Zvicër

11 May 2025
Ergogan: Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në një “pikë kthese historike”
Bota

Ergogan: Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në një “pikë kthese historike”

11 May 2025
Pakistani dhe India bien dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm
Bota

Pakistani dhe India bien dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 May 2025
Kim Jong-un justifikon ndërhyrjen në luftën Rusi-Ukrainë: Akt sovran për mbrojtjen e një “kombi vëllazëror”
Bota

Kim Jong-un justifikon ndërhyrjen në luftën Rusi-Ukrainë: Akt sovran për mbrojtjen e një “kombi vëllazëror”

10 May 2025
Zelensky mirëpret liderët evropianë në përpjekje për të siguruar armëpushimin
Bota

Zelensky mirëpret liderët evropianë në përpjekje për të siguruar armëpushimin

10 May 2025
Putin dëshiron ta takojë Trumpin – por a do presidenti amerikan ta pres homologun rus?
Bota

Putin dëshiron ta takojë Trumpin – por a do presidenti amerikan ta pres homologun rus?

10 May 2025
Postimi tjetër
Trajneri i Milanit: Nuk jam i kënaqur kur një ekip luan kështu nuk mund të humbasë

Trajneri i Milanit: Nuk jam i kënaqur kur një ekip luan kështu nuk mund të humbasë

Lajmet e fundit

Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot me vranësira e intervale kohore me diell

12 May 2025
Çfarë na tërheq tek trupi i personit që duam?

Çfarë na tërheq tek trupi i personit që duam?

12 May 2025
PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë

PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë

12 May 2025
Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

12 May 2025
Vota e diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë

Vota e diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë

11 May 2025
Ilir Meta nga burgu: Narkoshteti po jep shpirt, të mbrohet çdo votë e koalicionit PD-ASHM

Ilir Meta nga burgu: Narkoshteti po jep shpirt, të mbrohet çdo votë e koalicionit PD-ASHM

11 May 2025
Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

11 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu