Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1.000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II.
Sipas Shërbimi të Ambulancës, mjekët ofruan kujdes për 368 persona vetëm të shtunën, nga të cilët 55 pacientë u dërguan në spital. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë 1.078 me 136 që përfunduan në spital, shkruan abcnews.al.
Kujtojmë se britanikët po rrinë për orë të stërgjatura në radhë për t’i bërë homazhet e fundit Mbretëreshës së tyre, trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Westminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.