Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi njofton se të dielën ka pritur për vizitë Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për të parë dëmet që janë shkaktuar pas vërshimeve të mëdha, përcjell InLajmi.
Ismajli ka thënë se ekipet e Forcave të sigurisë së Kosovës pritet të ndërhyjnë me disa makineri për hapjen e disa kanaleve të ujërave në Drinin e Bardhë.
Postimi i plotë i tij:
Me bashkëpunëtorë, sot pritëm për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.
Falemnderit për vizitën dhe përkrahjen minstrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së! /InLajmi/