Çmimi i derivateve në vendin tonë ka shënuar një ulje të lehtë, kështu bën të ditur Minsitria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila ka publikuar listën e re me çmimet e naftës, përcjell InLajmi.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.62 euro për litër, për produktin Benzinë është 1.35 euro për litër, si dhe për produktin Gas është 0.75 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot në ora 10:00 dhe janë valide për 2 ditë/InLajmi/