Harry Kane është lojtari që Bayern Munich do shkojë pas merkaton e verës së ardhshme.
Harry Kane më në fund mund të largohet nga Tottenhami verën e ardhshme pasi, sipas ‘Sky Sport Italia’, ai po renditet si objektivi numër një i Bayern Munich.
Kampionët e Bundesligës humbën Robert Lewandowski në verë, por kanë luftuar në mungesë të tij dhe shpresojnë të shtojnë një tjetër sulmues të klasit botëror në skuadër.
Andaj anglezi po shihet si i denjë në atë pozitë, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në merkaton e verës së ardhshme.