Shkuan për t’i ndihmuar një familje, pasi që raportuan se një familjar i tyre me të meta mendore ka refuzuar që të pinte ilaqet i cili merr trajtim të herë pas hershëm, përcjell InLajmi.
Ngjarja rrodhi ashtu sin nuk paramanedohej, familjari i raportuar në polici nxorri thikën dhe sulmoi policët ku 3 nga ta pësuan lëndime.
Të 3 policët janë jashtë rrezikut për jetë, këtë e konfirmoi për InLajmin togeri Shaqir Bytyiqi i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot pasdite
“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Ka ardhë patrulla e Policisë dhe kanë tentu që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejt dhe pasi që kanë ardhur NJRSH, edhe ata i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të NJRSH-së, janë lënduar”,
Bytyqi ka njoftuar i dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në stacion të Policisë ku pritet të intervistohet.
“Të 3 janë jashtë rrezikut për jetë, por njëri nga ta ka lëndime pak më të rënda dhe është dërguar për Prishtinë në QKUK, njëri është spital në Prizren dhe njëri është liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe është në stacion policor. Jemi në koordinim me prokurorin për procedura tjera”./InLajmi/