Qysh në hyrje të repartit të pulmologjisë në pediatri, po trajtohet një foshnje e dyshuar me tuberkuloz.
Dyshimi është edhe për nënën e fëmijës.
Pos izolimit, që iu është bërë në një dhomë brenda këtij reparti, ku trajtohen edhe të vegjlit me sëmundje jo ngjitëse, banjat nuk janë të ndara.
Shefja e këtij reparti Drita Telaku, tha se zakonisht këto raste i izolojnë në një dhomë, veçse mundësi nuk kanë që banjat t’i kenë të ndara.
Telaku tha se nënat me fëmijët e tyre nuk ka pse të shqetësohen, ngase nuk ka rrezik. Derisa tregon se planet edhe më herët ishin, por edhe tani pas lirimit të hapësirave të pediatrisë, të bëhet një repart i ndarë për TBC.
Ndonëse në një repart të veçantë në pulmologji trajtohen të rriturit për TBC, jo të gjithë mund të kontrollohen sa i përket lëvizjeve të tyre.
Kështu tregon pulmologu Flamur Marku, derisa shpjegon se pacientët me tuberkulozë aktive këshillohen që të mos kenë kontakte as me familjarët e tyre dhe as të mos lëvizin nga reparti.
Megjithatë, Marku bën me dije se 100% nuk mund të kontrollohen lëvizjet e tyre, raporton klankosova.tv
Pulmologu shton se në momentin kur pacientët me këtë sëmundje ngjitëse negativizohen, ata mund të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet jetësore, ndonëse tretmani mjekësor zgjat 6 muaj.