Vendi po përballet me shira të rrëmbyeshëm që nga mbrëmja e së premtes.
Kjo ka shkaktuar vërshime në disa komuna dhe fshatrat e Rahovecit janë ndër më të prekurit.
Banorëve të Krushës së Madhe iu desh që të kujdesen edhe për shpëtimin e kafshëve.
Në fotografitë e publikuara, ata shihen duke i zhvendosur kafshët derisa niveli i ujit shihet të jetë i lartë, shkruan Gazeta Express.
Edhe fshati Fortesë është në gjendje të ngjashme. Në fotografitë e publikuara këtë mëngjes, rrugët shihen të mbushura me ujë dhe kultura bujqësore të dëmtuara.