Pas emrave të bujshëm si Marselo e James Rodriguez, klubi nga Pireu ka zyrtarizuar 2 futbollistë të tjerë gjatë ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kongo, Cedric Bakambu dhe mesfushorin Diadie Samassekou, të cilët janë tashmë zyrtarisht pjesë e bardhekuqve dhe pritet të shtojnë jo pak forcën e ekipit që dominon futbollin grek,shkruan Super Sport.
I pari është 31-vjeç dhe vjen nga Marseille, teksa ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin francez e Europë, ndërsa tjetri vjen nga gjermanët e Hoffenhaim dhe është një mesfushor me një fizik për t’u admiruar, që pritet të shtojë ekuilibrat në ekip.