Nuk është hera e parë por kjo ndoshta është e fundit, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja është bërë e ditur se ka dhënë dorëheqje, shkruan InLajmi.
Ishte zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ai i cili konfirmoi për Gazetën InLajmi dorëheqjen e Bujës nga kryesia e partisë.
Abdullahu tha se ishte kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ai që e pranoi dorëheqjen e Bujës dhe e falëndroi për punën dhe angazhimin e deri tanishëm.
“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu. /InLajmi/