Kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësim pas gjendjes atmosferike që përmbyti Rahovecin dhe Gjakovën, përcjell InLajmi.
Ish-kryeministri i Kosovës ka shprehur gatishmëri që t’i dalë në ndihmë kryetarëve të komunave Adrian Gjinit dhe Smajl Latifit, që të përballën më këtë situatë pasi dëmet thuhet të jenë të jenë të mëdha.
Haradinaj nuk ka harruar ta cekë Qeverinë e Kosovës pasi banorëve iu duhet ndihma e tyre që të mund t’i mbolojnë dëmet e shkaktuara.
Postimi i plotë i tij:
I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.
Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara. /InLajmi/