Për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe kjo periudhë përkon gjithashtu me ndërrimin e veshjeve në garderobë.
Për t’u dukur me sa më shumë stil këtë periudhë, do t’ju duhen pjesë veshjesh thelbësore për t’ju ndihmuar. Pika e fillimit janë sigurisht xhinset. Por cilat janë kombinimet më të mira me një palë xhinse?
Nga xhaketat e gjera deri të trikot breton, më poshtë keni disa ide për t’u dukur më cool, shkruan Anabel Magazine.
Trikot me vija qëndrojnë edhe këtë sezon, dhe fibrat natyrale si pambuku dhe leshi janë zgjidhja më e mirë. “Cardigans” janë gjithashtu një domosdoshmëri që nuk duhet të mungojnë në garderobë.