Që nga dita e djeshme është duke vazhduar moti me shi.
Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të shiut në qytetin e Pejës kanë ndodhur edhe vërshime.
Sipas pamjeve të publikuara disa makina kanë mbetur nëpër rrugët e Pejës si rezultat i shiut të madh që ka rënë dhe vërshimeve që janë shkaktuar, shkruan Meteo Ballkan.
Rreshjet kanë vërshuar edhe shumë qytete të tjera të Kosovës në të cilat edhe ka shkaktuar demë të mëdha.