Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 205 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjellInLajmi.
Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268.349.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 88.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Brenda një dite janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 105.111 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve, nuk është shënuar as një rast i vdekjes. /InLajmi/




















