Uzbekistani mirëpriti Konferencën e Bashkëpunimit Shangai, forum ku Rusia siguroi mbështetjen më të madhe për pushtimin e Ukrainës.
Padyshim, mbështetja që Vladimir Putin kërkoi më shumë ishte nga Kina dhe ai arriti ta siguronte megjithëse vetëm pjesërisht.
Presidenti kinez Xi Jingping e vuri theksin tek “respekti për sovranitetin kombëtar”, ndërsa Putin u përpoq të bënte një paralele midis Ukrainës dhe Tajvanit, çështje ku Jinping nuk ndërhyri.
Të tjera shtete të cilat kanë mbështetur plotësisht Rusinë është Azia Qendrore, sikundër vetë Uzbekistani.
Bjellorusia është po ashtu një nga vendet që është dëmtuar, pasi është rreshtuar krah Moskës sa i përket luftës në Ukrainë.
Ekonomia e saj e dobët po vuan më shumë sesa vetë Rusia. E kjo është arsyeja se përse presidenti Lukashenko u takua me liderin kinez dhe u përpoq të hapte një mundësi të re për ekonominë e vendit të tij, shkruan Euronews.
Kina është një nga faktorët kyç e cila po siguron që Moska të mos rëndohet nga sanksionet perëndimore.